“Game of Thrones” (Froni i Shpatave) mund t’i ketë sjellë Dubrovnikut famë e të ardhura, por banorët e qytetit të bukur kroat janë të lodhur nga seriali që çmendi botën.

Fluksi i turistëve i ka dhënë vërtet një dorë biznesit, megjithatë ka krijuar edhe probleme të mëdha mbipopullimi. Muret e tij mesjetare janë shndërruar në diçka që nuk ekziston: në qytetin e trilluar “King’s Landing”.

Por, kryeqendra e “Shtatë Mbretërive të Ëesteros” mund të jetë sa bekim, aq edhe mallkim.

“Në fillim na u duk mrekulli, se po vinin shumë njerëz. Por tani është kaluar masa, nuk dimë ç’të bëjmë me ta”, tha Ivan Vukoviç, guidë turistike.

Tani, më shumë se gjysma e tureve turistike fokusohen te vendet ku është xhiruar “King’s Landing”, dhe pjesa e mbetur te historia e Dubrovnikut të mbrojtur nga UNESCO, e që ofron për vizitorët pamje të rralla kishash, pallatesh e shatërvanesh të hershëm.

Banorëve u është dashur të mësohen edhe me skenën e përsëritur të grumbullimit të turistëve te shkallët e stilit barok në qendër të qytetit, ku thërrasin me të madhe: “turp, turp”, për të rikrijuar skenën në të cilën Mbretëresha Cersei detyrohet të ecë e zhveshur në publik, pasi kishte rrëfyer shkeljen e kurorës.

Disa prej të huajve nisin të heqin dhe vet rroba nga trupi, gjë që bezdis vendasit. Pas debutimit të Dubrovnikut në sezonin e dytë të “Game of Thrones”, shfaqja televizive e “HBO”-së tërhoqi atje nga viti 2012 deri në 2015-n më shumë se 244 mijë turistë, të cilët shpenzuan rreth 126 milionë euro.

Ndërkohë, vitin e kaluar më shumë se 1.2 milionë vetë zbarkuan në qytetin që ka vetëm 42 mijë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA