Arsenal raportohet se ka arritur një marrëveshje me “djalin mrekulli”, Gabriel Martinelli, i cili aktivizohet tek klubi brazilian i Ituanos.

Prej 2017-s, Martinelli ka qenë nën vëzhgimin e shumë klubeve të rëndësishme europiane, por asnjë prej tyre nuk pati bërë një ofertë konkrete që të bindte brazilianët e Ituanos.

Mediat në Brazil shkruajnë se “topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje verbale dhe do të paguajnë afro 5 milionë paund për shërbimet e 17-vjeçarit, e ardhmja e të cilit pritet të mahnitë botën e futbollit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA