Regjisori i famshëm e ka akuzuar për shkelje të kontratës së tyre duke refuzuar shpërndarjen e filmit të tij të fundit.

83-vjeçari po kërkon më shumë se 68 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se kompania ka kthyer mbrapsht marrëveshjen midisi tyre pa shkak. Amazon publikoi dy filmat e fundit të Allen dhe gjithashtu shpërndau serinë e tij televizive “Crisis in Six Scenes”.

Por refuzoi ta bënte këtë për filmin e tij të fundit, “A Rainy Day in New York”.

Sipas dokumenteve të paraqitura të enjten në Nju Jork, Allen pretendon se Amazon u tërhoq nga marrëveshja në qershor të vitit 2018 për shkak të akuzave se regjisori ka sulmuar seksualisht vajzën e adoptuar Dylan Farrow, në vitin 1992.

“A Rainy Day in New York” është xhiruar në vitin 2017. Në këtë film intepretojnë Jude Law, Rebecca Hall, Selena Gomez dhe Timothee Chalamet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA