Dashamir Shehi, i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën.
“Nëse zgjedhjet bëhen me Ramën, nuk ka zgjedhje, por vjedhje siç kishte herën e fundit. Unë gjykoj që politikisht e kanë humbur peshën. Zgjedhjet do të bëhen pa këtë njeri i cili mbolli Shqipërinë me drogë dhe me paratë e drogës bleu zgjedhjet. Ne nuk e pranojmë më këtë skemë. Zullumet e këtij personazhi janë bërë kaq të mëdha, saqë miqësitë ndërkombëtare nuk i mbyllin dot më. Kancelaritë e huaja e kanë kuptuar që ky djalë e ka tepruar”, tha Shehi.
Më tej, kreu i LZHK-së zbuloi se e vetmja dhunë që do të ketë protesta opozitare e 16 shkurtit është numri i personave që do të jenë të pranishëm aty.
“Nëse aty do të jemi 50 mijë apo 100 mijë persona, nuk ka nevojë për asgjë tjetër”, tha Shehi.
“Do të jetë një protestë shumë e madhe dhe shumë e besueshme popullore. Protesta shërben që të lirohet fusha për të bërë zgjedhje të lira”, theksoi Shehi.
Top Channel