Kur babai yt ka 90 miliardë dollarë, është e vështirë të mos rritesh si fëmijë i privilegjuar. E sidomos kur familja renditet mes 10 më të pasurave në të gjithë botën, është e pamundur të kesh jetë normale.

Megjithatë, familja e Bill Gejts, e cila është angazhuar të bëjë bamirësi me një pjesë të mirë të miliardave, është përpjekur t’u japë një jetë sa më të thjeshtë tre fëmijëve të tyre.

Thuhet se Bill Gejts, personi që atë pasuri e ka bërë pikërisht me programin që fuqizon kompjuterët, “Windows”, u ka lënë fëmijëve shumë pak pajisje teknologjike rrotull.

Po ashtu edhe kolosët e tjerë të teknologjisë, që nga Xhef Bezos e deri te një nga pronarët e Google, duken shumë të vendosur që t’u mësojnë fëmijëve një jetë sa më të thjeshtë e larg shpenzimeve marramendëse, ndryshe nga ç’pritet prej pasanikëve.

FOTO GALERI
8/10
Edhe dy fëmijët e Larry Ellison, miliarderit që themeloi “Oracle”, nuk janë lejuar të bëjnë jetë të shfrenuar. Ata kishin detyra javore me punë shtëpie që duhej t’i bënin patjetër, dhe kur ishin të vegjël nuk lejoheshin të shpenzonin më shumë se 5 dollarë në javë, me qëllimin që të qëndronin me këmbë në tokë teksa babai i tyre sa vinte e pasurohej. Sot ai ka 59 miliardë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA