Fundi i çdo viti është koha për të bërë bilance dhe për të përpiluar klasifikime në çdo aspekt dhe sporti e sidomos futbolli nuk bëjnë përjashtim në këtë pikë. Është rrjeti televiziv amerikan ESPN ai që bëri një klasifikim sipas pozicioneve të futbollistëve në fushën e lojës ku të bie në sy dominimi i Realit të Madridit, skuadrës fituese të Ligës së Kampioneve të këtij viti.

Ajo që të bie në sy në këtë klasifikim është fakti se Messi ka fituar kundrejt Cristiano Ronaldos në kategorinë sulmues i përgjithshëm. Sipas ESPN, portieri më i mirë për 2018 është David De Gea i Manchester United.

Në mbrojtje, në krahun e djathtë të saj ESPN ka përcaktuar si më të mirin Dani Carvajal të Realit të Madridit duke lënë pas Joshua Kimich të Bayernit e Kyle Walker të Manchester City. Qendër mbrojtësi më i mirë sipas ESPN është Sergio Ramos që ka mundur Raphael Varane e Diego Godin. Ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes, më i miri u shpall Marcelo që ka lënë pas Alabën e Jordi Albën.

Në qendër të mesfushës, ESPN shpalli si më të mirin Luka Modric me kroatin që është edhe fituesi i Topit të Artë. pas Modric janë Kante dhe Toni Kroos. Përsa i përket mesfushorit me tipare sulmuese titulli i më të mirit i shkoi Kevin De Bruyne që fitoi kundrejt Iscos e David Silvës. Në rolin e sulmuesit të krahut fituesi është Sadio Mane i Liverpulit që mundi konkurrencën e Sane dhe Sterling.

Ndërsa titulli i qendërsulmuesit më të mirë të ESPN i shkoi futbollistit të Tottenhamit, Harry Kane. ESPN kishte rezervuar edhe titullin e trajnerit më të mirë të vitit që i shkoi teknikut të Manchester City, Pep Guardiola me katalanasin që la pas Jurgen Klopp dhe Diego Simeone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA