Personat e sëmurë me diabet do të përfitojnë më lehtë barnat me rimbursim dhe ata që jetojnë në rrethe nuk të duhet të udhëtojnë drejt Tiranës për konsultën në QSUT, pasi shërbimi i telemjekësisë do ta shmangë këtë.
Në ditën botërore të Diabetit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli edhe për kategorinë e të sëmurëve me diabet që janë studentë.
“Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësojmë që edhe për studentët, pra të gjithë personat me diabet deri në 23 vjeç, fishat e diabetit të jenë falas, duke bërë një tjetër hap drejt lehtësimit të personave që vuajnë me diabet dhe familjeve të tyre”.
Një rol të rëndësishëm për parandalimin e diabetit, luan edhe Check up-i, pasi thuajse 9% e personave 35-70 vjeç që e kanë kryer atë, rezultuan me nivel glicemie mbi normën, një tregues i rëndësishëm për këtë sëmundje.
Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Sipas nje studimi te fundit çdo 10 sekonda në botë shtohen dy persona të tjerë me diabet dhe se çdo 8 sekonda vdes një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mije raste reja me këtë sëmundje.
Top Channel