Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55% krahasuar me një vit më parë

04/10/2026 11:39

Shifra tronditëse raporton Organizata e Kombeve të Bashkuara për humbjet në Ukrainë gjatë vitit 2026 për shkak të luftës.

Në tetë muajt e parë të vitit 2026, mesatarisht më shumë se 400 civilë u vranë ose u plagosën çdo javë në Ukrainë një rritje prej 55 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.

Kjo u deklarua nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Sipas tij, OKB dokumentoi 15,280 civilë të vrarë ose të plagosur në tetë muajt e parë të vitit, pas intensifikimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile.

Në vijën e parë të frontit, gati 2,500 civilë u vranë ose u plagosën nga sulmet ajrore ruse, një rritje prej 62 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

“Lufta në Ukrainë është një katastrofë e të drejtave të njeriut që rritet dhe intensifikohet javë pas jave, duke shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për civilët dhe duke kërcënuar me një katastrofë edhe më të madhe në të gjithë rajonin“, tha Türk.

Sulmet ruse ndaj shkollave, qendrave mjekësore, ndërtesave të apartamenteve, hekurudhave dhe dyqaneve po shkaktojnë një numër në rritje të viktimave civile, ndërsa popullsia ukrainase jeton në një “gjendje të vazhdueshme frike”, tha ai.

Zyra e OKB-së raporton edhe për nivele “tronditëse” të dhunës seksuale kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës. Türk akuzoi Federatën Ruse për përdorimin e “akteve të tilla të neveritshme për të torturuar, frikësuar dhe detyruar individë dhe komunitete”.

 

Top Channel