Zjarr në kabinën elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit, e gjithë zona mbetet pa energji elektrike Situata e zjarrit në masivin pyjor të Njësisë Administrative Gjinar në Elbasan është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, ndërsa flakët janë shtrirë në rreth 10 hektarë pyje.
Afër mesditës ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, për të shuar vatrat në zonat e vështira për t’u arritur nga toka, konkretisht në Caush, Pashtresh, Bregu i Madh, Korita dhe Lugu i Thellë.
Në terren janë angazhuar rreth 15 forca zjarrfikëse të MZSH Elbasan, 70 forca të Bashkisë Elbasan dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.
Era e fortë gjatë natës ka favorizuar riaktivizimin dhe përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndjeshëm operacionin. Strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen me synim izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e zonës së banuar dhe turistike të Gjinarit.
Top Channel