Një 38-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion në automjet.
Gjatë kontrollit të makinës, policia gjeti një pistoletë dhe 23 fishekë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Sakaq, blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi D. K., 38 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurma”.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 38-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 23 fishekë.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurma”.
Si rezultat i veprimeve policore, në rrugën “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën marsup të drejtuesit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, si dhe 23 fishekë, të gjetur poshtë sediljes së drejtuesit.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi D. K. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel