Në grykëderdhjen e Lumit Drin në Shëngjin, buzë Adriatikut duket sikur sapo ka kaluar një uragan. Megjithatë kjo pamje nuk është pasojë e zemërimit të natyrës, por e keqmenaxhimit dhe hedhjes së mbetjeve përgjatë brigjeve të Drinit, ndërsa kalon mes Lezhës.

Për banorët e zonës, situata është e papranueshme pasi çdo ditë në grykëderdhje ujërat e Drinit sjellin pirgje me mbeturina.

Banorët nuk jetojnë dot më me ndotjen. Malet me plehra përveç dëmeve për shëndetin dhe gjallesat, shëmtojnë një prej panoramave më të bukura natyrore të zonës.

Top Channel