24/11 14:56
Plazhet shqiptare do të mirëpresin nga 31 maji deri në dy qershor të vitit të ardhshëm, festivalin e muzikës elektronike, UNUM.
Kjo fjalë në latinisht do të thotë “Një”.
Me kombinimin e muzikës, rërës, pishave, detit dhe maleve, festivali do të zhvillohet në Ranën e Hedhun, në Shëngjin, me pjesëmarrjen e 50 performuesve nga Shqipëria dhe bota, në tre skena të veçanta.
Organizatorët thonë se Rana e Hedhun është një vend perfekt për një festival të tillë.
Top Channel