VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është…

28/09/2026 17:19

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar të dielën vonë në mbrëmje një video në të cilën kërcënon të burgosurin e Hamasit, Hassan Salameh.

Video, e ngarkuar në llogarinë zyrtare të ministrit në “X”, e tregon atë duke i folur të burgosurit palestinez, të prangosur në izolim.

“Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje”.

“Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Salameh është një anëtar i lartë i Hamasit, i burgosur në Izrael që prej vitit 1996 për përfshirjen në sulmet vdekjeprurëse me bomba në Jeruzalem, përfshirë sulmet ndaj autobusit të linjës 18, të cilat Salameh kishte ndihmuar t’i planifikonte.

Top Channel