Avantazhi i liderit, cilët janë dy banorët që Rogerti dërgon në televotim kokë më kokë për të martën Atletët afrikanë ishin ata që triumfuan në maratonën më prestigjioze në botë, atë të Nju Jorkut, që ishte në edicionin e 48 të tij dhe ku morën pjesë 50 mijë persona.
Në kategorinë e meshkujve, ai që fitoi këtë maratonë ishte etiopiani Lelisa Desisa, me kohën 2 orë, 5 minuta e 59 sekonda, duke lënë në vendin e dytë Kitatën me 2 sekonda më shumë, ndërsa fituesi i vitit të kaluar, Geoffrey Kamworor, i Kenias u pozicionua në vendin e tretë.
Për Desisën, që ka triumfuar dy herë në Maratonën e Bostonit, ky është suksesi i parë në atë të Nju Jorkut, pas vendit të dytë në vitin 2014 dhe vendit të tretë në vitet 2015 e 2017.
Për femra, fitorja e Maratonës së Nju Jorkut i takoi kenianes Mary Keitany, për të cilën ky ishte suksesi i saj i katërt në 5 vite. Keitany i përshkoi 42 km e kësaj maratone me kohën 2 orë, 22 minuta e 48 sekonda.
Në vendin e dytë u rendit një tjetër atlete keniane, Vivian Cheruiyot, me rreth 4 sekonda më shumë se Keitany, ndërsa në vendin e tretë u rendit Flanagan, me 20 sekonda më shumë. Vlen të theksohet se Keitany, tre herë fituese e Maratonës së Londrës, ishte vetëm 17 sekonda larg rekordit të Maratonës së Nju Jorkut, të vendosur nga Margaret Okayo në vitin 2003.
Top Channel