“Evropa po përballet me rrezikun e zhdukjes së qytetërimit”, Shtëpia e Bardhë: Politikat e migracionit po transformojnë kontinentin dhe po nxisin konflikte Ai quhet Rigert Karaj, është nga Tirana dhe prej 25 vitesh jeton në Berlin, në Gjermani, ku ka emigruar nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën dhe vëllanë e tij.
Aktualisht Rigerti punon si picier në një restorant mjaft të njohur, në sheshin Alexanderplatz të Berlinit, profesion të cilin e ushtron prej 4 vitesh.
Interesant është fakti se pikërisht 32-vjeçari shqiptar, e ka bërë edhe më të njohur restorantin berlinez, me akrobacitë e tij me brumin e picave.
Në videot e sjella për redaksinë e Top Channel, Rigerti tregon artin që bën me brumin, teksa inkurajohet edhe nga duartrokitjet e vazhdueshme të klientëve të restorantit ku punon.
Rigerti tregon gjithashtu se edhe vëllai i tij punon si picier, madje edhe ai, është një “artist” në përdorimin e brumit.
Top Channel