Lojëra fati dhe kanabis në një lokal, arrestohet 47-vjeçari në Malësinë e Madhe Me flamur, simbolet e UÇK-së dhe “Liria ka emër”, dhjetëra luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbërritën këtë mëngjes në Portin e Durrësit, dy ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së.
Ata mbërritën në Durrës në një moment kur vendimi i 16 shtatorit vijon të shkaktojë reagime në Kosovë dhe Shqipëri.
Ish-luftëtarët, të cilët kanë qenë në Hagë prej ditësh, kishin njoftuar para nisjes se do të udhëtonin drejt Shqipërisë me uniformat e UÇK-së për të përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe vetëpërmbajtjeje pas këtij vendimi duke shpresuar se në Apel vendimi do të ndryshojë.
Pas mbërritjes në Durrës, në emër të grupit ka folur komandant Mala i Tetovës, Ismail Selimi, për përjetimin e procesit në Hagë, vendimin e dhënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe zhgënjimin e pësuar prej tij dhe politikës.
Top Channel