Bllokimi i pagave të magjistratëve/ SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto
Ervin Demo është votuar këtë të mërkurë në Kuvend si ministër i Brendshëm, duke marrë 83 vota pro nga deputetët e maxhorancës.
Kundër emërimit të tij votuan vetëm dy deputetë, Erald Kapri i Mundësisë dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë.
Me votimin në Parlament, Demo merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Brendshme, pas dekretimit të tij nga Presidenti Bajram Begaj gjatë ditës së djeshme.
Demo pason në këtë post Besfort Lamallarin, i cili tashmë i është bashkuar kryeministrit Edi Rama në Kryeministri, në rolin e këshilltarit.
Ndryshimi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme vjen pas propozimit të kryeministrit Rama dhe dekretimit të Ervin Demos nga Presidenti Begaj.
Votimi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kuvend përmbyll procedurën parlamentare për emërimin e Demos në krye të dikasterit të Brendshëm.
Top Channel