“Liria ka emër”/ Dy ditë pas vendimit të Hagës, ish-luftëtarët e UÇK-së zbarkojnë në Durrës, mesazhe mbështetjeje dhe vetëpërmbajtjeje
SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur që pagat të mos lëvrohen, në kuadër të hetimit për bllokimin e pagave.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
E para që po merret në pyetje është shefja e Thesarit, Elmira Peto, e cila ndodhet aktualisht në Prokurorinë e Posaçme. Peto është thirrur nga prokurori i çështjes për të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave dhe po pyetet si deklaruese.
Sipas të dhënave të reja, deri tani në kuadër të hetimit janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP dhe KLGJ, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat dhe listëpagesat e anulluara të Ministrisë së Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit.
Pas marrjes në pyetje të shefes së Thesarit, SPAK do të vijojë me zyrtarë të Ministrisë së Financave.
Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.
Hetimi lidhet me personat që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur që pagat të mos lëvrohen, ndërsa SPAK po administron dokumentacionin dhe gjurmët elektronike që lidhen me procedurën e bllokimit të tyre.
Top Channel