BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar, të tjera viktima të dyshuara britanike 16/12 08:50
Nga Korça, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka komentuar dorëheqjen e papritur të ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thoja se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje”, ka deklaruar Dule.
Kreu i PBDNJ, i pyetur se a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, u përgjigj se “Kjo do të thotë se duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Jeta politike i ngjan një moçali më kuptimin denotativ dhe konotativ. Strukturat shtetërore të destinuara nga kushtetuta dhe ligjet për t’u vënë fre këtyre fenomeneve e janë në status të kapur. Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit”.
Top Channel