Anomalitë që po shqetësojnë sot gjithnjë e më shpesh nënat shtatzëna janë anemia, diabeti dhe luhatjet e tensioni, të cilat nëse nuk kapen në kohë nga mjeku gjinekolog mund të shkaktojnë mos rritje të bebit deri dhe humbjen e tij.
Sipas mjekëve gjinekologë “Ekografila Dopple” është një nga ekzaminimet, i cili bëhet në javën e 28-të të shtatzënisë dhe nëse kryhet siç duhet gjinekolog arrihen të shmangen patologji të ndryshme tek bebja e sapolindur.
“Është një ekzaminimin që rrit mundësinë që ne të kapim patalogjinë që në fazat e hershme”, u shpreh Eliona Demaliaj, drejtoreshë e maternitetit “Mbreteresha Xheraldine”.
Materniteti Mbretëresha Geraldine mundësoi ardhjen e profesorëve të njohur italiane nga universiteti “La Sapienza” të cilët shpjeguan se si mund të kryhej më mirë ekzaminimi “Ekografila Dopple”.
Tanimë të gjithë spitalet rajonale në vend janë furnizuar me aparatura bashkëkohore dhe kërkohet rritja profesionale e mjekëve që do t’i përdorin ato në mënyrë që të mos kemi me raste të bebeve të lidhura me probleme që mund të parandalohen më parë se foshnja të vijë në jetë.
Top Channel