“Djemtë shqiptarë kanë…”/ Amber Candy flet për dashurinë: Kur sheh krevatin bosh në mëngjes…

29/09/2026 16:46

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur më shumë për jetën e saj personale.

Gjithashtu ajo komentoi periudhën pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si dhe për planet e saj të karrierës.

E pyetur në lidhje me djemtë shqiptarë, nëse i sheh më shumë paragjykues apo më mendjehapur, Amber u shpreh se ‘do ta përkufizoja kompleksik’.

“Kompleksi është gjë shumë e keqe, që shumica e shqiptarëve e kanë, për fat të keq. Duhet ta heqin. Të jetojnë jetën e tyre dhe të kenë një jetë të lirë. Ku ka më mirë se të kesh një jetë të lirë? Ndryshe bëhen bezdi për shoqërinë shqiptare, dhe ky është gabim. Të bëjnë çfarë të duan, gjithmonë brenda kufirit. Të jesh i lirë është e rëndësishme”, tha Amber.

Ndërsa kur u pyet se çfarë i ngroh zemrën, ish-banorja e edicionit të katërt të BBV u përgjigj duke thënë ‘dashuria’.

“Ku ka më mirë se dashuria? Kur e shikon atë krevatin që ngrihesh vetëm në mëngjes, demoralizohesh. E do njeriu një krah të djathtë ku të mbështetet. Vetëm ajo ta ngroh shpitin. Por kur është e duhura. Kur nuk është e duhura, as kafja nuk të pihet. Nga përballja me njerëzit çdo ditë, shumica e vajzave janë të padashuruara. Po jeni more çuna? Dashuroni gocat, ku ka më mirë! Mendoj se gocat janë më të lira se djemtë tani, japin më shumë”, tha Amber.

Top Channel