Oborri mbretëror britanik ka qenë sërish në qendër të vëmendjes këtë të premte, për shkak të dasmës së mbesës së Mbretëreshës Elisabeth II, Princeshës Eugenie dhe partnerit të saj të hershëm, Jack Brooksbank, një tregtar vere, ceremoni kjo e zhvilluar në “Windsor”.

Ceremonia, sidoqoftë është shoqëruar nga ankesa për koston e saj, ndërkohë që personazhet kryesore përpiqeshin të kapnin shkëlqimin e dasmave mbretërore të mëparshme.

Dita e madhe për të nëntën në linjën e fronit britanik dhe Jack Brooksbank, një i zakonshëm me miq me gjak blu, vjen pas dasmës si në përralla të Princit Harry dhe Meghan Markle, të mbajtur në maj.

Kjo ceremoni u ndoq nga masat e adhuruesve dhe u pasua me muaj jehonë në media, me tituj gazetash dhe histori televizive në lidhje me aktoren amerikane, që me sharmin e saj pushtoi oborrin mbretëror.

Dasma e së premtes, ndoshta nuk mundi të arrinte të njëjtën lartësi, për shkak të rolit të Princeshës Eugenie në jetën publike britanike.

Familja mbretërore dhe personalitete të famshme ishin mes 850 të ftuarve në ceremoni. Nusja u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew, nën sytë e gjyshes, Mbretëreshës Elisabeth II.

FOTO GALERI
14/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA