Të ftuarit dhe adhuruesit e familjes mbretërore britanike po mbërrijnë në Windsor për martesën e princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank.

Mes 850 të ftuarve që marrin pjesë janë yjet hollivudianë Demi Moore dhe Liv Tyler, si dhe modelja britanike Naomi Campbell.

Rreth 1200 qytetarë të thjeshtë, të përzgjedhur nëpërmjet një shorteu, do të ndjekin një transmetim të drejtpërdrejt jashtë kështjellës, ndërsa mijëra të tjerë do e ndjekin jashtë saj.

Shumica shkuan aty që të enjten për të zënë një vend të mirë.

Princesha Eugenie, e cila është e nënta në rradhë për fronin mbretëror, është vajza e Dukës së Jorkut dhe Sarah Ferguson, dhe mbesë e mbretëreshës.

28 vjeçarja dhe Jack Brooksbank, 32, do të martohen në kishën e St George, ku princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në maj.

Ata u takuan për herë të parë në 2010-ën, kur ishin për ski në Zvicër.

FOTO GALERI
16/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA