Aleksandr Kokorin e Pavel Mamayev janë arrestuar nga policia ruse pas çmendurisë së tyre mbrëmjen e së hënës. Gjithçka ka të bëjë me një sherr në një lokal, që kulmoi me agresionin e tyre kundrejt një zyrtari rus.

Futbollisti i Zenitit dhe ai i Krasnodarit u paraqitën pasditen e së mërkurës në një komisariat të policisë në Moskë, pas ultimatumit të kësaj të fundit. Të dy lojtarët janë në burg aktualisht, pasi kanë thyer nenin 213 të Kodit Penal rus, që ka të bëjë me aktet e vandalizmit.

Sipas medias ruse, të dy futbollistët rrezikojnë një dënim deri në 5 vite burg, por ky dënim mund të jetë edhe më i rëndë.

Pas sherrit në lokal, Kokorin e Mamayev iu kundërvunë edhe shoferit të një prezantueseje të njohur televizive. Imazhet e regjistruara nga kamerat që ndodheshin në trotuar ishin vërtet skandaloze, pasi dukej qartë sulmi i 4 personave, mes të cilëve ishin edhe dy futbollistët, pikërisht kundrejt shoferit të prezantueses.

Kjo histori pati efekt të menjëhershëm në aspektin sportiv. Zeniti vendosi që të tërheqë fanellën e Kokorin nga dyqanet “online” të klubit, ndërsa Krasnodari ishte edhe më drastik.

“Pavel Mamayev është pezulluar dhe klubi do ta dënojë më të gjitha sanksionet e mundshme”, theksohet në komunikatën e klubit rus.

Por nuk mjafton këtu. Sipas medies ruse, Kokorin dhe Mamayev, jo vetëm rrezikojnë që të mbeten pa skuadër, por mund të përjashtohen edhe nga përfaqëuesja ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA