Ish-futbollisti i njohur Bruce Grobbelaar u bë protagonist i një rrëfimi tronditës, teksa përshkroi vitet e tij të impenjimit në luftë në Afrikë dhe vrasjet që ishte detyruar të bënte për të mbijetuar.

Ish-portieri i Liverpoolit u përfshi me dëshirë në ushtrinë e vendlindjes së tij, që asokohe quhej Rodezi, e që i korrespondon Zimbabves së kohëve moderne.

Lufta e ashpër civile, me qindra mijëra viktima, e detyroi edhe futbollistin të bënte gjeste të pafalshme, e që tani i rrëfeu si mëkatet dhe skutat më të errëta të jetës së tij.

“Kur dielli dilte, ne nisnim të shihnim ushtarët dhe duhej të vendosnim nëse jetonim ne apo ata. Shkëmbime plumbash dhe rrëzime përtokë pa fund. Nuk mund ta them sa njerëz kam vrarë, por janë vërtet shumë. Mund të pendohem për atë që kam bërë, por nuk e ndryshoj dot të kaluarën time”, tha Bruce Grobbelaar, ish-futbollist i Liverpoolit.

Bruce Grobbelaar, i cili mbrojti ngjyrat e kombëtares së Zimbabves, shtoi gjithashtu se makthet e së kaluarës e afronin shpesh me depresionin, por më pas futbolli e shpëtoi. Ai fitoi 6 tituj me Liverpoolin, një Kupë Kampionësh dhe 3 Kupa të Anglisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA