Tregtimi në rrugë është kthyer në problem shqetësues në Qarkun e Beratit, pasi çdo ditë të javës në bashki të ndryshme zhvillohen tregje të hapura, të cilat nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare.

Shumë pranë varrezave të fshatit Poshnje është hapur një shesh i shtruar me çakull, ku çdo të martë tregtarët ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe shesin produkte ushqimore, ushqim për kafshët dhe gjithçka tjetër.

Pronari i tokës u merr një taksë tregtarëve dhe një pjesë të të ardhurave i dorëzon në Bashkinë e Urës Vajgurore, ndërsa me pjesën e mbetur administron tregun, që në fakt vetëm emrin ka të tillë.

Burime të Bashkisë së Urës Vajgurore bëjnë me dije jashtë kameras se problemi i tregjeve për këtë bashki ka mbetur i pazgjidhur si pasojë e mungesës së hapësirave dhe fondeve.

Top Channel