Në guidat më të rëndësishme të futbollit botëror, një vizitë në stadiumin “Bombonera” është diçka që duhet bërë të paktën një herë në jetë, sidomos në përballjet ndaj River Plate.

Stadiumi mitik i futbollit argjentinas, që prodhon një atmosferë elektrizuese që nuk krahasohet me asnjë tjetër në planet, do të rikonstruktohet dhe do të marrë një pamje të re.

Fluturimet e “drone”-ve nuk janë diçka e re për shqiptarët, diçka që u pa në kampionatin argjentinas edhe në stadiumin “Bombonera” në një përballje që i rikujtoi River Plate fantazmën e rënies në kategorinë e dytë.

Tani, impianti mitik do të ruajë strukturën arkitektonike dhe historinë e tij, por do të modernizohet. Premtimet elektorale duhen mbajtur, pavarësisht kostove, dhe presidenti i Boca Juniors do të investojë 50 milionë euro.

Kapaciteti i “La Bombonera”-s do të shkojë në 80 mijë vende, ndërsa punimet do të zgjasin një vit. Presidenti Daniel Angelici ka menduar thuajse për gjithçka, e nëse imazhet përfundimtare do të jenë njësoj si ato në rendera, mandati i radhës për të do të jetë i garantuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA