Dikur u bindej urdhrave të tij, sot Weah e pret si president Wengerin (Foto)

24/08/2018 20:09

Ishte fundi i viteve ’80, atëherë kur ishte nën urdhrat e tij tek ekipi i Monakos. Ndërkohë që këtë të mërkurë, e ka pritur atë si president!

Po flasim për George Weah dhe Arsene Wenger. Tekniku francez, i cili u largua nga pankina e Arsenalit pas një epoke 22-vjeçare, është pritur në Monrovia, kryeqytetin e Liberisë, nga ish-futbollisti i drejtuar prej tij te skuadra e Principatës, ish-lojtar i PSG-së dhe Milanit gjithashtu, Weah.

Presidenti i vendit afrikan e ftoi për t’i dhënë një çmim prestigjioz, ndërkohë që nuk kishte si të mungonte edhe futbolli në këtë pritje, pasi të dy bashkë kanë asistuar një ndeshje mes dy ekipeve lokale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA