Rikthehet në skenën e Pallatit të Kongreseve baleti ‘Liqeni i Mjellmave” për të mbyllur kështu sezonin artistik veror të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në kryeqytet.

Këtë herë janë zgjedhur dy balerinë të rinj në rolin kryesor të Sigfried. Ndryshe nga premiera e prillit të dy viteve më parë, kur princi u interpretua nga dy balerinët e njohur Gerd Vaso dhe Ervis Nallbani, këtë fundjavë ky rol i është besuar premierë dy balerinëve të rinj.

“Është një përgjegjësi shumë e madhe. Mendoj që për një balerin është përgjegjësi e madhe të marrë rolin si solist i parë. Sadisfaksion, mezi e presim. Shpresoj të dalë mirë si herë e parë, ndryshe nga vajzat që e kanë për të disatën herë”, thotë Anxhelo Muçollari.

“Është premierë për mua ky rol, ky personazh. Ka shumë vështirësi gjatë gjithë pjesës, ku duhet edhe të aktrojmë në moment të caktuara. Ka interpretim të ndryshme. Çdo akt ka rolin e vet brenda aktit. Ka qenë një punë jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe shpresoj që të dalë me sukses”, deklaron balerini, Fatjon Lito.

Baleti i famshëm i Tschajkovskit, “Liqeni i Mjellmave” do të ngjitet në skenë këtë fundjavë larg variantit të tij klasik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA