Karim Benzema ka fituar tre herë radhazi Champions League-n me Realin e Madridit, por ka tre vite që nuk grumbullohet me Francën, që pas skandalit me Mathieu Valbuena, për të cilin gjykata doli në përfundimin se sulmuesi francez ishte i pafajshëm.
Ashtu siç pritej, Benzema nuk u grumbullua as për Botërorin “Rusi 2018”. Në Francë, mbështetësit e tij thonë se lojtari i Realit nuk grumbullohet pasi nuk e duan krerët e qeverisë. Vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se listën e bën trajneri Didier Deschamps, edhe pse pranoi që nuk i pëlqen që Benzema të luajë me Francën.
“Unë jam Presidenti i Francës dhe jo trajneri i kombëtares. E dashuroj futbollin dhe mund të jap opinionin tim, por njeriu përgjegjës për përfaqësuesen është vetëm Didier Deschamps dhe unë i besoj gjykimit të tij. Situata për të cilën flasim nuk është se ndryshon kualitetin e Benzema tek Reali i Madridit, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se prej vitesh shkëlqen në Spanjë dhe ka bërë performanca me nivel në Champions. Sidoqoftë, një ekip kombëtar ka rregulla dhe trajneri e di se edhe një lojtar shumë i talentuar, nëse nuk bëhet pjesë e grupit, mund ta shpërbëjë atë”, deklaroi Macron.
Top Channel