Chelsea në shitje? Abramovich refuzon 2 mld stërlina

09/06/2018 16:02

Roman Abramovich ka refuzuar 2 miliardë stërlina për të shitur skuadrën e Chelsea-t: lajmi është publikuar nga Daily Mail, që shton kështu një tjetër episod intrigues për këtë verë.

Pas tratativave për shitje, mendohet se qëndron Jim Ratcliffe, 65 vjeç, njeriu më i pasur i Anglisë, me një vlerë prej 21.05 miliardë stërlina, dyfishin e asaj të Abramovich, që përllogaritet në 9.3 miliardë. Ratcliffe, një tifoz i Manchester United, por që vitet e fundit ka qenë shumë herë prezent në Stamford Bridge është një prej më të fuqishmeve në sektorin e naftës. Kompania e tij, Ineos ka rreht 18 500 punëtorë, në 22 vende të ndryshme.

Abramovich që në vitin 2003 bleu skuadrën londineze për 140 milionë stërlina, ka refuzuar ofertën për një arsye shumë të thjeshtë: oligarku rus, pavarësisht problemeve që ka me qeverinë britanike që i ka mohuar rinovimin e vizës së qëndrimit, duke e detyruar që të marrë nënshtetësinë izraelite për të zgjidhur pjesërisht problemin, nuk ka asnjë qëlllim të shesë klubin.

Ratcliffe, shumë i apasionuar pas futbollit, mbështesë edhe një projekt për shëndetin në Mbretërinë e Bashkuar, i vendosur edhe në anën e Brexit, nuk ka dhënë asnjë koment për këtë refuzim. Prej 6 muajsh ai ka marrë në pronësi skuadrën e Lozanës dhe ëndrra e tij është që skuadrën zvicerane të arrijë ta çojë në Champions League.

Ndërkohë situata te Chelsea mbetet e paqartë: Antonio Conte qëndron me valixhe në duar, por çështja e teknikut ka dalë në plan të dytë, pë shkak të prolmeve që ka patur vetë Abramovich. Emrat që përfliten për zvëndësues janë të njejtët: Laurent Blanc, Luis Enrique dhe Slavisa Jokanovic.

Top Channel