24/05 15:52
Pasi siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore, Kamza do të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e një emri të njohur në pankinë.
Pietro Vierchowod, ish-kampion bote me përfaqësuesen italiane, u prezantua si tekniku i ri i skuadrës së periferisë së kryeqytetit.
Ish-mbrojtësi energjik i Serie A, që aventurën e fundit në pankinë e regjistroi në Hungari me Honvedin e Budapestit, tani vendos të provojë të lërë shenjë në futbollin shqiptar.
Pietro Vierchowod e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si lojtar te skuadra e Sampdorias, ku fitoi shumë trofe, brenda dhe jashtë Italisë. Por, pas kalimit te Juventusi arriti të shpallet kampion i Europës.
Top Channel