Përgatitjet për Botërorin e kësaj vere në Rusi i kanë lënë radhën përfaqësueses së “Tre luanëve” për të njoftuar listën paraprake me 23 të grumbulluarit që do të nisin fazën përgatitore.
Trajneri Gareth Southgate ka komunikuar emrat e përfshirë në këtë listë, gjatë një konference për shtyp këtë të mërkurë.
Ashtu siç ishte parashikuar, për Botërorin “Rusi 2018” nuk do të grumbullohen portieri Hart, ishi i Manchester Cityt dhe Torinos; mesfushori Jack Wilshere i Arsenalit; por as mbrojtësi Chris Smalling i Manchester United.
Surprizat e kësaj liste janë Alexander-Arnold i Liverpoolit, si dhe Loftus-Cheek i Crystal Palace. Edhe pse janë grumbulluar, Heaton, Tarkowski, Cook, Livermore dhe Lallana, priten të konsiderohen thjesht rezerva në dispozicion.
Ja lista e plotë me 23 lojtarët e Anglisë:
Portierë: Jack Butland (Stoke City), Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Burnley)
Mbrojtës: Gary Cahill (Chelsea), Kyle Walker (Man City), Kieran Trippier (Tottenham), John Stones (Man City), Harry Maguire (Leicester), Phil Jones (Manchester United), Danny Rose (Tottenham), Ashley Young (Manchester United), Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
Mesfushorë: Jordan Henderson (Liverpool), Eric Dier (Tottenham), Fabian Delph (Manchester City), Ruben Loftus-Cheek (Crystal Palace), Dele Alli (Tottenham), Jesse Lingard (Manchester United), Raheem Sterling (Manchester City)
Sulmues: Harry Kane (Tottenham), Jamie Vardy (Leicester), Danny Welbeck (Arsenal), Marcus Rashford (Manchester United).
Top Channel