Partizani ka harruar të fitojë, barazim 2-2 në Gjirokastër

09/05/2018 17:51

Partizani ka harruar të fitojë: për të 5 javë radhazi skuadra e kuqe nuk arrin të gjejë fitoren dhe në Gjirokastër ka regjistruar një barazim të vujatur ndaj Luftëtarit.

U duk se nisi gjithçka mirë për të besuarit e Klevis Dalipit përballë Luftëtarit, kur pas 30 minutave të para të takimit ishin në avantazhin 0-2. Asani në të 26 dhe 4 minuta më vonë Gojkoviç i dhanë epërsinë të kuqve nga kryeqyteti.

Por pjesa e dytë ishte krejt ndryshe dhe gjirokastritët u rikthyen në mënyrën e tyre, duke bërë një lojë të shpejtë dhe të bukur. 7 minuta nga fillimi i së dytës, Abazaj dha sinjalin e mirë duke shkurtuar diferencën e golave, ndërsa në të 70-tën Rapo kurorëzoi epërsinë e vendasve në fraksionin e dytë të lojës me golin e barazimit 2-2.

Barazimi i dha më shumë besim gjirokastritëve që deri në fund e dominuan lojën, por pa mundur që të arrijnë fitoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA