Trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria ka dhënë një intervistë të gjatë për sajtin pranë klubit të Interit, fcinternews.it, si një ish lojtar zikaltër.
Ai ka folur për eksperiencën e tij te Tirana,, por edhe atë si trajner, ku theksoi se pret një ofertë nga Italia, ku synon të drejtojë së shpejti.
Sapo jeni ngjitur në Superligë me Tiranën. të fitosh nuk është asnjëherë e lehtë, por duke parë ecurinë e klubit tuaj, ka qenë e lehtë…
Ka qenë një vit mjaftueshëm i qetë, për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat, edhe pse siç e thatë ju, të fitosh nuk është e lehtë. Mbi të gjitha sepse kundërshtarët tanë na vlerësonin maksimalisht dhe jepnin maksimumin ndaj nesh.
Ka një trajner që të inspiron?
Përpara se të filloja karrierën si trajner, kam pasur mundësinë të admiroj punën e trajnerëve top si Mancini, Zeman, Mourinho, Ancelotti, Luis Enrique, etj. Kam mësuar shumë prej secilit nga ata, por në fund, kur të duhet të stërvitësh vetë, duhet të nxjerrësh në pah karakterin tënd, për të marrë rezultate.
Keni pasur disa eksperienca të çuditshme, duke filluar nga rumunët e Ceahlăul, për të vijuar me kenianët e Gor mahia, ku kaluat nëj periudhë të bukur dhe tani në Shqipëri. Kur do të ktheheni në Itali?
Në Rumani do të kishim bërë gjëra të mira, nëse nuk do të ishte për presidentin. Në futboll mund të bësh shumë gjëra me pak para, por pa para fare, nuk bën dot asgjë. Atje çdo gjë po shkonte mirë, deri në momentin kur filluan problemet me pagesat. eksperienca keniane ka qenë vërtetë shumë e mirë, pasi kam fituar një titull kampion dhe kam marrë shumë kënaqësi personale. Këtë sezon me Tiranën kemi fituar Superkupën kundër kampionëve në fuqi dhe jemi rikthyer në Superiore. Më pëlqejnë sfidat dhe nuk stërvit për para. Këtë sezon me shumë mundësi do të mbetem te Tirana, ku do të provojmë të bëjmë diçka të bukur. Nga Italia ende nuk më ka ardhur ndonjë propozim konkret, ndonëse do të dëshiroja shumë të rikthehesha.
Top Channel