Me shumë prej titullarëve të lënë në stol, për t’i rikuperuar për ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit, Reali i Madridit arriti të fitojë 2-1 ndaj Leganesit, në ndeshjen e javës së 34-t të Primera Division.

Për skuadrën e Zidane shënuan Bale dhe Mayoral në pjesën e parë, ndërsa Brasanac ngushtoi shifrat në 45-minutëshin e dytë.

Me këtë fitore, madrilenët blinduan vendin e 3-të të renditjes, pasi tashmë kanë 5 pikë më tepër se Valencia ndjekëse, por mund të synojnë edhe parakalimin e Atleticos në vendin e dytë.

Gjithsesi, për ta bërë këtë, do të duhet fitoja në El Classico, që është programuar për t’u zhvilluar javën e ardhshme, më 6 Maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA