Teuta-Laçi do të jetë një ndër takimet më interesante të kësaj fundjave në Kategorinë Superiore. Djemtë e detit vijnë pas fitores në Lushnjë e cila i lejoi ta ngushtonin në vetëm një pikë diferencën me Vllazninë.

Durrsakët nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç 3 pikëve, pavarësisht se përballë kanë një prej skuadrave më të mira të këtij edicioni. Historia e përballjeve flet për Teutën, megjithatë statistikat kanë një rëndësi të kufizuar dhe ajo që ka më shumë vlera për bregdetarët është kjo sfidë. Trajneri Gentjan Begeja nuk ka probleme me organikën e lojtarëve dhe të gjithë futbollistët do të jenë të disponueshëm, shkruan Supersport.

Ndërkohë që Gentian Mezani ka vetëm një shqetësim, që është mungesa e portierit Gentian Selmani. Kapiteni i kësaj skuadre do të qëndroj për rreth 3 javë larg fushave, në kuadrat tekniku vlonjat do t’i besojë Vatës, ndërsa në majën e sulmit do të jetë si gjithnjë bomberi i kësaj skuadre, Reginaldo.
Kurbinasit vijnë nga 3 suksese radhazi dhe do të synojnë të realizojnë “pokerin” e fitoreve.

Tashmë objektivi i laçianëve nuk është thjesht pjesëmarrja në Europa League, por duke parë situatën e Skënderbeut, vendi i dytë mund të përkthehet edhe në pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë nuk do ta kenë të thjeshtë përballë durrsakëve, kjo vërtetohet edhe nga fakti që në këtë edicion Laçi nuk ka arritur asnjëherë ta mposhtë Teutën në kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA