Jerome Boateng, Mats Hummels, Toni Kroos, Mesut Özil dhe Thomas Müller do të jenë të gjithë në formacion në miqësoren e luksit që Gjermania do të luajë ndaj Spanjës në Dyseldorf.

Këtë të premte në mbrëmje, “Panzer”-at do të hedhin në fushë më të mirët përballë “La Roja”-s, edhe pse 4 ditë më vonë do të kenë një tjetër miqësore të rëndësishme, atë ndaj Brazilit.

Ndaj Spanjës do të jetë gjithashtu titullar portieri Ter Stegen. Trajneri Low konfirmoi gjithashtu se pavarësisht rekuperimit të ngadaltë, portieri Manuel Neuer do të jetë pjesë e ekipit në Botërorin e kësaj vere në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA