Agjentët e futbollistëve konsiderohen shpeshherë si një e keqe e madhe e lojës më popullore në planet, e fitimet e tyre me ndërmjetësimin deri në kufijtë e shantazheve, ndonjëherë cënojnë këtë sport.

Një prej personazheve më të famshëm në fushën e ndërmjetësimit dhe përfaqësimit të futbollistëve është Mino Raiola, i vënë në shënjestrën e FIFA-s, e tashmë edhe të organeve fiskale holandeze.

Njeriu që përfaqëson interesat e emrave shumë të njohur si Ibrahimoviç, Donnarumma, Balotelli dhe Pogba po hetohet për shmangien e detyrimeve fiskale. Mino Raiola, një ish-picier që ndan jetën e tij mes Holandës dhe Italisë, ka një pasuri që revista “Forbes” e vlerëson në 160 milionë euro, të gjithën të ngritur përmes negociatave të transferimeve.

Hetimet e holandezëve kanë subjekt periudhën nga viti 2014 deri sivjet, pasi rezidenca e agjentit të njohur ka ndryshuar shpesh. Por, një mendim të ndryshëm ka Raiola.

“Nuk jam një qytetar holandez dhe kam lejen e qëndrimit në Montekarlo. Nuk kam asnjë lidhje me ‘Maguire Tax’ dhe me Vendet e Ulëta”, tha agjenti i njohur i futbollistëve. Mino Raiola fitoi 48 milionë euro vetëm nga shitja e Pogba te Manchester United.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA