Playoff-i i Botërorit/Verdiktet e ndeshjeve të tjera, Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia, ende në garë për një vend në Botëror
Një humbje në shtëpi, që mund ta lërë Sevillan përfundimisht jashtë Championsit të vitit të ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Montella, ish-trajner i Milanit, nuk ka mundur t’i bëjë ballë forcës së Valencias, që shënoi dy herë në “Sanchez Pizjuan” me të njëjtin autor.
Në pjesën e parë Rodrigo shënoi një gol të bukur, pasi mori një asist nga Kondogbia prej mesfushës, dhe i vetëm nga krahu i djathtë arriti të mposhtë portierin vendas. Goli i dytë u shënua në 45-minutëshin e dytë, një fotokopje e të parit, që pa protagonistë sërish dyshen Kondogbia-Rodrigo.
Sulmuesi i krahut, që është grumbulluar nga përfaqësuesja spanjolle edhe ndaj Shqipërisë në kualifikueset e shkuara, përfitoi sërish nga një asist, por këtë herë qendror, e sërish përballë portierit kundërshtar e pati të lehtë të shënonte të dytin personal.
Tashmë e gjithë vëmendja e Sevillas do të fokusohet te ndeshja e kthimit me Manchester United, në “Old Trafford”, për të parë nëse do të vijojë më tej drejt çerekfinaleve apo do ta mbyllë me kaq aventurën europiane.
Top Channel