Thuajse e gjithë industria e prodhimit të automjeteve ka përqafuar teknologjinë duke hequr dorë nga çelsat tradicionalë për hapjen dhe ndezjen e makinave dhe vendosur pulte që kryejnë hapjen dhe ndezjen edhe në distancë.

Por, ndërsa teknologjia avancon, ashtu avancojnë edhe hajdutët.

Në Britaninë e Madhe vjedhjet e makinave luksoze pa lënë asnjë gjurmë, asnjë shenjë thyerjeje janë shtuar ndjeshëm në muajt e fundit.

Rasti më i freskët u raportua në policinë britanike së fundmi dhe dy grabitësit “Hi-Tech” janë filmuar edhe nga një kamera sigurie. Nga pamjet shihet që njëri prej tyre afrohet në derën e banesës me një pajisje në dorë, ndërsa i dyti me një tjetër pajisje i afrohet makinës.

Mjaftojnë pak sekonda dhe makina hapet vetë. Hetuesit thonë se pajisja e personit të parë, që qëndron në derën e banesës përthith valët e çelsave të automjetit duke ja transmetuar pajisjes së dytë. Kjo e dyta klonon valët e çelsave dhe hap makinën, sikur të mos ishte asgjë.

Autoritetet britanike besojnë se bëhet fjalë për të njëjtin grup grabitësish, që dyshohet se në pak muaj janë autorë të të paktën 9 rasteve të tilla, nga të cilat dy janë kapur në kamera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA