Klubi korçar përmes një postimi në Facebook ka mohuar zërat se Skënderbeu ka arritur një marrëveshje me UEFA-n për një dënim 3-vjeçar, pasi kjo do të ishte praktikisht një pranim i fajësisë në lidhje me akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.

“KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq”, theksohet në reagimin e Skënderbeut.

Reagimi i plotë i KF Skënderbeut
Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, Presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një ‘marrëveshje’ ose garanci për një dënim 3-vjeçar.

KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij proçesi për pafajësinë absolute të klubit.

Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për shtyp
KF Skënderbeu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA