Melania Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë duke përgënjeshtruar zërat se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara kishte “braktisur” Donald Trump.
Lajmet për një ndarje të mundshme të çiftit presidencial u përhapën pas mungesës së Melania në krah të Donald Trump në forumin ekonomik në Davos.
Fillimisht ishte paralajmëruar pjesëmarrja e saj, por ajo nuk udhëtoi fare drejt Zvicrës. Megjithatë në mediat amerikane u raportua se Melania as qëndroi në Shtëpinë e Bardhë.
U tha se për disa ditë, Zonja e Parë qëndroi në një hotel në Uashington dhe më pas udhëtoi drejt resortit familjar në Mar-a-Lago në Florida.
Thuhet se shkak i kësaj është bërë rrëfimi i pornostares Stormy Daniel, e cila disa ditë më parë foli për disa takime “të nxehta” me Donald Trump në të shkuarën.
Vetë zëdhënësja e Melania Trump përgënjeshtroi të gjithë këto raportime në media dhe tha se ajo ndodhet në krye të detyrës si Zonja e Parë e SHBA.
Top Channel