Ditën e mërkurë, më 24 janar, UEFA do të hedhë shortin e aktivitetit më të ri të futbollit europian, Ligës së Kombeve.
55 përfaqësueset e saj do të ndahen në 4 divizione. Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht në divizionin C, ku janë edhe pjesa më e madhe e skuadrave të Ballkanit, mes të cilave edhe Serbia, duke përjashtuar mundësinë që të jetë në të njëjtin grup me kuqezinjtë tanë.
Në divizionin C, përveç Kombëtares shqiptare dhe Serbisë janë edhe ekipet e tjera ballkanase, si Greqia, Rumania, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.
Divizioni C do të përbëhet nga 4 grupe, 3 nga të cilat do të kenë 4 skuadra dhe një grup do të jetë me 3 skuadra.
Në Ligën e Kombeve do të jetë edhe Kosova, e cila do të luajë në divizionin D, mes të cilave janë Maqedonia, Luksemburgu, Andorra, San Marino, apo Azerbajxhani.
Në divizionin A janë 12 skuadra, që do të luftojnë për fitoren e trofeut. Nga Liga e Kombeve dalin 4 skuadra që do të luajnë fazën finale të Europianit dhe kjo do të ndodhë pasi skuadrat fituese të çdo divizioni të kenë luajtur fazën e tyre të “play-off”-it.
Faza e parë e Ligës së Kombeve do të nisë në shtator dhe do të mbyllet në nëntor të këtij viti, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Ndërsa ndeshjet e fazës së “Final Four” të çdo grupi do të luhen në qershor të 2019-s, në një qytet të vetëm.
Top Channel