2 afrime në një ditë, Vllaznia kompleton mbrojtjen

10/01/2018 23:18

Vllaznia vijon punën në Ulqin, ku po zhvillon fazën përgatitore dimërore, ndërsa edhe drejtuesit e klubit nuk ndalen në merkato.

Ditën e sotme shkodranët kanë afruar 2 mbrojtës me eksperiencë në Superiore, pikërisht Renato Malotën dhe Ergis Mersinin.

Lezhjani u la jashtë skuadrës nga Partizani, por nga kjo situatë përfitoi Vllaznia, që vuri në dispozicion të Gjokës, një nga qendërmbrojtësat më me eksperiencë të Shqipëri, i cili më herët ka veshur edhe fanellën e Kukësit.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mersini, pas 3 viteve mjaft të mira te Luftëtari, iu bashkua në verë Flamurtarit, por hapësirat e pakta në formacion bënë që të ndërpresë me konsensus kontratën me klubin vlonjat.

Me këto 2 afrime, shkon në 4 numri i futbollistëve të marrë në janar nga Vllaznia, 3 nga të cilët janë në repartin e mbrojtjes, duke kujtuar që më herët janë afruar Xhevahir Sukaj dhe Sedat Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA