Champions League në Top Channel/ Moderon Edi Manushi, zbulohen detajet e emisionit para dhe pas ndeshjeve
Duam të vendosim arbitrin në qendër të vendimmarrjes. Nuk na pëlqejnë arbitrat që presin nga VAR. Duam që të merren vendimet në fushë dhe të ndërhyhet vetëm për korrigjimin e gabimeve të qarta’-Kështu u shpreh Roberto Rosetti, Shefi i Arbitrave në UEFA në prezantimin që u bë në 27 gusht 3 orë përpara shortit të Fazës së Ligës së Champions League.
UEFA përditësoi protokollin e saj për aplikimin e rregullave të lojës për futbollin evropian duke përfshirë edhe kampionatet kombëtare. ‘Duhet të jemi konsistentë dhe të koordinuart në të gjitha kompeticionet pavarësisht ku janë në Azerbajzhan, Angli, Finlandë, Francë apo Turqi-theksonte Rosetti
Tashmë janë përcaktuar edhe direktivat e reja për klasën arbitrare të cilat tashmë janë mësuar edhe nga futbollistit. Por cilat janë këto direktiva?
Rishikimi i episodit me shpejtësi normale
UEFA nuk dëshiron një rishikim që të shkojë në përjetësi. Maksimumi pëe 30 deri 90 sekonda që nga momenti i identifikimit të thyerjes së rregillit. Në vijim, 2 ose 3 përsëritje me një kënd të ngushtë kamere, me gjysmën e shpejtësisë normale; më pas, një kënd më i gjerë i kamerës, me 2 ose 3 përsëritje me shpejtësi normale, për të parë aksionin që i paraprin ndërhyrjes, vetë aksionin dhe sekondat pas tij. Objektivi është vlerësimi i intensitetit, lëvizjes dinamike, impaktit dhe çdo konsideratë taktike.
Gabimi me identitetin
Sistemi VAR mund rë rishikojë një identifikim të gabuar nëse arbitri sanksionon futbollistin e gabuar për thyerjen e një rregulli që e sinjalizoi ai vetë. Vendimi në vetvete nuk rishikohet, por kjo do të bëhet vetëm për të identifikuar korrektësisht kush ka thyer rregullin
Kartonët e dytë të dhënë në mënyrë jo korrekte
Kartonët e dytë të verdhë nëse jepen në mënyrë jo korrekte mund të rishikohen nga VAR që mund të thërrasë arbitrin për të bërë një verifikim të episodit dhe për të kthyer vendimin e tij.
Faullët e kundërshtarëve pa topin në lojë
VAR mund të ndërhyjë në këto llojë aksionesh nëse është një goditje dënimi apo këndi dhe që ka një impakt të drejtë te një gol, penallti e akorduar apo sanksion tjetër. Nëse ndërhyn VAR penalltia apo sanksioni do të anullohen dhe do të përsëritet goditja e dënimit apo e këndit.
Prekjet e topit me dorë si në rastin Pubill sanksionohen me penallti
‘Na ka ardhur në majë të hundës me interpretimet’-tha Rosetti që e konsideron normën shumë të qartë; nëse ka një top të ndaluar në zonë dhe goditet nga çdo futbollist do që konsiderohet si rivënie nga porta. Kështu nëse dikush më pas e prek topin me dorë, është gjithnjë penallti. Në Ligën e Kampioneve të sezonit të kaluar, prekja e topit me dorë të Pubill në Barcelona-Atletico Madrid nuk u ndëshkua nga arbitri rumun Kovacsc. Tani një episod i tillë nuk do të përsëritet më.
Zëvendësimet dhe kujdesi mjekësor në fushë
Nëse një futbollist zëvendësohet duhet të lërë fushën e lojës brenda 10 sekondave. Nëse kjo nuk ndodh, ai që do të hyjë, do të duhet të presë 1 minutë deri në ndërprerjen më të parë të lojës, një minutë pas rinisjes së lojës. Nëse ndeshja ndërpritet për kujdes mjekësor, futbollisti që merr kurën duhet të presë 1 minutë për të hyrë që nga rifillimi i ndeshjes. Ky rregull nuk vlen nëse është portieri që merr ndihmën mjekësore në fushë dhe nuk do të detyrojë trajnerin të largojë një futbollist nga fusha për 1 muaj. Nëse rivënia nga porta do të zgjasë më shumë se 5 sekonda, skuadra kundërshtare fiton goditje këndi, nëse vonohet ekzekutimi i goditjes së këndit, ndryshohet zotërimi i topit
Goditjet e këndit të akorduara gabim
Në ndeshjet e UEFA, do të konvertohen në rivënie nga porta vetëm në raste shumë të qarta ku rishikimi mund të kryhet menjëherë pa e vonuar rifillimin e lojës. Një rivënie nga porta e dhënë gabimisht nuk mund të konvertohet në goditje këndi
Pa ‘Ligjin Prestianni’
Ndryshe nga FIFA, nuk do të aplikohet opsioni që të konsiderohet si faull i sanksionueshëm me karton të kuq thjesht fakti që një futbollit mbyll gojën për të folur me kundërshtarim. Por arbitrat mund të konsiderojnë mbulim e gojës për të fshehur komunikimin si sjellje antisportive dhe të ndëshkojnë lojtarin me karton të verdhë. UEFA rezervon të drejtën e hetimeve apo procedimeve disiplinore
Vlet vetëm kapiteni
Është kapiteni ai që komunikon me arbitrin, nëse do të shkojë ndonjë lojtar tjetër do të ndëshkohet me karton të verdhë
Braktisja e fushës në shenjë proteste
UEFA nuk do të ushtrojë opsionin për të ndëshkuar me karton të kuq lojtarët që braktisin fushën në shenjë proteste. Por theksohet parimi që përfshihet edhe në Rregullat e Lojës se kur një skuadër është përgjegjëse që një ndeshje të mos vazhdojë apo pezullohet se ka në fushë më pak se 7 lojtarë, ndeshja do të konsiderohet e humbur nga ajo skuadër.
Top Channel