Zyrtare/ Dinamo përforcon mbrojtjen, prezanton futbollistin 20 vjeçar nga Nigeria
08/09/2026 11:19
Jonathan Ochiche është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Dinamos.
Klubi kryeqytetas konfirmoi arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin 20 vjeçar që pritet të konsolidojë më shumë repartin e prapavijës së skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.
‘Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jonathan Ochiche. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nigerian i bashkohet skuadrës sonë nga Ikon Allah Academy, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën blu.
Klubi i uron Jonathan mirëseardhjen dhe shumë suksese në familjen dinamovite!-lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.

Top Channel