Champions League në Top Channel/ Moderon Edi Manushi, zbulohen detajet e emisionit para dhe pas ndeshjeve
Mbrëmjen e sotme ngre siparin Liga e Kampioneve në edicionin 2026/27. Sfida që do të ketë vëmendjen më të madhe padyshim është ajo që do të luhet në Santiago Bernabeu mes Realit të Madridit dhe Interit.
Është një përballje që ndihet në mënyrë të veçantë nga trajnerët e të dy skuadrave Jose Mourinho dhe Cristian Chivu të cilët kthehen në stadiumin mitik madrilen pas 16 vitesh, por tani si kundërshtarë me njëri tjetrin.
Megjithatë vetë përballja mes dy skuadrave ka brenda saj historikun dhe bilancin e saj. Në fakt ajo që do të luhet në mbrëmjen e sotme mes Realit të Madridit dhe Interit është sfida e 20 mes tyre. Në 19 ndeshjet e mëparshme, bilanci anon pak më shumë nga Los Blancos që kanë 10 fitore, kundrejt 7 të zikaltërve, ndërsa 2 përballje janë mbyllur në barazim.
Sfida e parë historike mes dy skuadrave është një finale e Kupës së Kampioneve që Interi e fitoi për herë të parë në historinë e tij, kurse sfida e fundit është ajo e dhjetorit të 2021 e fituar nga Reali i Madridit falë golave të Kroos dhe Asencio.
Top Channel