Juventus është në emergjencë totale. Pas një sërë dëmtimesh që kanë goditur skuadrën e drejtuar nga Spalletti, trajneri toskan mori një tjetër lajm që ia bën më të fortë ‘dhimbjen e kokës’; Manuel Locatelli i shtohet infermierisë juventine.

Locatelli doli nga fusha e lojës në ndeshjen me Milanin duke ndjerë dhimbje në pjesën e jashtme të gjurit të djathtë. Ekzaminimet e para të kryera në JMedical nuk e qetësojnë aspak stafin teknik të Juventusit. Për Locatellin flitet për një dëmtim të meniskut që rrezikon ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj. Ashtu sikurse edhe për Kenan Yildiz dhe Khephren Thuram, edhe për Locatellin po mendohet të merret vendimi që t’i nënshtrohet operacionit për të nisur periudhën e rikuperimit me synimin që të rikthehet në fushën e lojës pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve të muajit nëntor.

Situata e të dëmtuarve

Khephren Thuram: iu nënshtrua një ndërhyrjeje në artroskopi në Lyon nga Prof. Bertrand Sonnery-Cottet për të zgjidhur njëherë e mirë problemin në gju. mesfushori francez do të qëndrojë gjatë jashtë fushave të lojës dhe viti 2026 për të është mbyllur pasi parashikohet të kthehet të luajë në janar 2027. Për shkak të dëmtimit të tij, Thuram është lënë jashtë skuadre në listën e UEFA dhe të Serie A.

Kenan Yildiz: u operua në Gjermani në metatarsin e pesrë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Frosinonen. Talenti turk do të mungojë në rreth 14 ndeshhe dhe do të kthehet në dispozicion të skuadrës në fund të nëntorit.

Jeremie Boga: doli duke ndjerë dhimbje nga fusha në ndeshjen me Milanin, flitet për një këputje muskulare në kofshë. Nëse do të konfirmohet diagnoza, Boga do të kthehet pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve.

Jeff Ekhator: shumë i pafat sulmuesi i blerë nga Genoa që fillimisht u dëmtua gjatë verës dhe tani sërish gjatë një seance stërvitore pas rikthimit të shpejtë. Do të qëndrojë jashtë fushave të lojës  për të paktën 40-50 ditë.

Juan Cabal: mbrojtësi kolumbian i krahut, i ndalur për shkak të një problemi në kofshë, synon kthimin gradual në tetor dhe bëhet i pari nga futbollistët e dëmtuar që pritet të vihet në dispozicion të skuadrës.

Drejt Reggio Emilias; rikuperimet e mundshme

Pavarësisht shqetësimit që lidhet me mungesën e gjatë të Locatellit në fushën e lojës dhe repartit të mesfushës që është ka kaluar nga mbipopullimi në emergjencë të plotë, në Continassa shfaqen sinjale të një optimizmi të pjesshëm në kuadër të ndeshjes së 13 shtatorit në Mapei Stadium ndaj Sassuolos. Stafi mjekësor i Juventusit synon të ketë 3 rekuperime për ndeshjen ndaj Reggio Emilia

Andrea Cambiaso: edhe pse nuk e kaloi testin e fundit, rritet optimizmi për rikthimin e tij në skuadër në ditët e ardhshme.

ëeston McKennie: duhet treguar kujdes duke qenë se bëhet fjalë për një problem muskular, por besimi në rikuperimin e tij është në rritje të vazhdueshme.

Pape Matar Sarr: mesfushori senegalez i kaloi problemet e tii fizike dhe pas një jave punë intensive, synon që të paktën të jetë në pankinë në sfidën e radhës.

Top Channel