Komentet e Mourinhos, FA kërkon shpjegime deri të hënën

15/12/2017 13:48

Komentet e Jose Mourinho për futbollistët e Manchester City përpara ndeshjes derbi nuk janë pëlqyer aspak nga drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit (FA).

Këta të fundit i kërkuan teknikut portugez të Manchester United që të sqaronte deklaratën e tij se lojtarët e “Citizens” janë si gjethe, “pak erë të fryjë e bien”. Portugezi ka kohë deri ditën e hënë, në orën 18:00, për të dhënë shpjegimet e kërkuara nga FA.

Por, Mourinho kishte shkuar edhe më tej, kur tha se ai nuk do të lejohej kurrë të shprehte bindjet politike siç po bën rivali i tij Guardiola, i cili kishte vënë një flingo të verdhë si simbol i protestës kundër burgosjes së politikanëve katalanas që janë pro pavarësisë së rajonit në Spanjë.

Manchester United e humbi derbin me “Citizens” në “Old Trafford” 1-2 dhe tani e sheh veten 11 pikë prapa rivalëve të qytetit që kryesojnë me meritë të plotë Premier League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA